Studentët korçarë ndezën qirinj në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË

16 janar 13:02

Në datën 15 janar 2022, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, mbrëmjen e së shtunës studentët e programit të studimit “Histori-Gjeografi” të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë iu përgjigjën thirrjes për solidaritet me shqiptarët e Kosovës.

Ata ndezën qirinj në sheshin para prefekturës në Korçë, në shenjë nderimi, respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe pedagogë të tyre, të cilët treguan për studentët historinë e dhimshme që ka përjetur populli i Kosovës në atë periudhë, duke sjellë edhe raste konkrete se si ata vetë e kanë  përjetuar atë kohë, kur hapën dyert dhe mikpritën vëllezërit kosovarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër i qytetarëve serbë në jug dhe në veri…