Studentët serbë kërkojnë shkarkimin e Vuçiqit

23 mars 2023 | 08:17

Përfaqësues të Komitetit të Nismës Studentore të Universitetit të Beogradit, të cilët prej tre javësh organizojnë protesta me thirrjen “Stop tradhtisë! Kosmetin nuk do ta japim!”, do t’ua paraqesë sot të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë kërkesën për inicimin e procedurës për mosbesimin ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Studentët kanë thënë për agjencinë Beta se nisja e votimit të mosbesimit ndaj Vuçiqit është kërkuar për shkak të shkeljes së Kushtetutës.

“Të enjten, më 23 mars, në ora 12:44 do t’ua paraqesim të gjitha grupeve parlamentare në Kuvendin e Serbisë kërkesën për fillimin e procedurës së mosbesimit ndaj Presidentit të Republikës, Aleksandar Vuçiq. Në këtë mënyrë duam që të gjitha palët të shprehen qartë nëse janë për dorëzimin e Kosovës dhe pranimin e planit franko-gjerman”, thanë studentët.

Studentët nga Beogradi deklaruan se për këtë aksion kanë mbështetjen e studentëve të Universitetit të Novi Sadit, të cilët, siç thanë ata, do ta organizojnë protestën e parë “për mbrojtjen e Kosovës” dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Serbisë.

Studentët serbë sot do ta mbajnë një performancë para Kuvendit të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet…