Studimi në ShBA: ‘Moderna’, më efektive sesa ‘Pfizer-BioNTech’ ndaj ‘Deltës’
12 gusht 2021
| 08:46
Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregoi që vaksina Moderna është më efektive sesa vaksina Pfizer- BioNTech ndaj variantit Delta të Covid-19, i cili është varianti më i transmetueshëm.
Të dyja vaksinat ishin shumë efektive ndaj versionit tradicional të Covid-19 me një efektivitet prej 90% pas marrjes së dy dozave. Studimi i kryer nga Mayo Clinic tregon se me hyrjen e variantit Delta, i cili u shfaq për herë të parë në Indi, efektiviteti i vaksinave u ul.
Kështu që sipas studimit vaksina Pfizer- BioNTech ra në një efektivitet prej 42% ndaj variantit Delta ndërsa Moderna është 76% efektive ndaj këtij varianti.
Shumë vende nga e gjithë bota po përballen me një valë të re infektimesh të shkaktuar nga varianti Delta. Së fundmi Koreja e Jugut, Gjermania, SHBA raportuan shifra të larta infektimesh. Varianti Delta është konfirmuar edhe në vendin tonë dhe prej disa ditësh ka një shtim të rasteve të reja.



