Studimi: Vetmia na plak më shumë se pirja e duhanit

27 shtator 2022 | 11:47

Është vërtetuar se të qenit i vetmuar mund të jetë e dëmshme për shëndetin psikologjik.

Por një studim i ri ka treguar se mund të ndikojë dhe në shëndetin fizik, duke përshpejtuar procesin e plakjes. Studimi zbuloi se vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e duhanit.

Studimi përdori një “orë plakjeje” për të testuar gjakun dhe të dhënat biometrike nga 12,000 të rritur kinezë. Studiuesit që qëndrojnë pas studimit, thanë se ishin të befasuar kur panë se sa ndikim mund të kenë faktorët psikologjikë në plakje, krahasuar me faktorët fizikë siç është zakoni i pirjes së duhanit.

Ora përcaktoi se pirja e duhanit shtoi rreth 1.25 vite ndërsa ndjenja e vetmisë mund të shtojë 1.65 vite. Por nuk ishte ndjenja e vetme që kontribuoi në përshpejtimin e plakjes, por një grup i tërë psikologjik që përfshinte gjithashtu frikën, dëshpërimin, depresionin, pakënaqësinë dhe gjumin e dobët.

‘Shëndeti mendor nxitësi kryesor i plakjes’

Autorët arritën në përfundimin se duke pasur parasysh lidhjen e fortë midis gjendjeve psikologjike dhe plakjes, shëndeti i dobët mendor duhet të njihet si një nxitës kryesor i plakjes.

“Ky studim hedh themelet për mjetet e reja që mund të ndihmojnë në ndryshimin e plakjes psikologjike dhe biologjike dhe përmirësimin e mirëqenies në të njëjtën kohë,” tha Alex Zhvaoronkov, një bashkautor i punimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Assesi nuk bëhet fjalë për ndalimin e mbajtjes së simbolit…