Stuhi acari në disa pjesë të ShBA-së

15 janar 2024 | 16:32

I ftohti i shoqëruar me erëra dhe reshje bore ka përfshirë disa pjesë të ShBA-së, si Nju Jorku, Çikago e Ajova. Temperaturat nën zero dhe stuhitë e borës kanë ulur nivelin e dukshmërisë duke e vështirësuar qarkullimin.

Paralajmërimet për mot të ftohtë, erëra dhe kushte të rrezikshme, mbeten në fuqi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Një punëtor me mjekrën e mbuluar me borë, shihet në stadiumin Highmark në Orchard Park, Nju Jork, të dielën më 14 janar 2024. 

Një punëtor me mjekrën e mbuluar me borë, shihet në stadiumin Highmark në Orchard Park, Nju Jork, të dielën më 14 janar 2024.

Autobusët e shkollave, të mbuluar me borë, në një parking në Aeroportin Ndërkombëtar O’Hare në Çikago, të dielën, 14 janar 2024. Paralajmërimi për motin e ftohtë dhe me erë është në fuqi në zonën e Çikagos, ndërsa kushtet vazhdojnë të jenë të rrezikshme.

Një punëtor ndihmon për të hequr borën nga stadiumi Highmark në Nju Jork.

Një tabelë informuese shfaqet në një qendër autolarjeje në Palatine, zona e Çikagos.

Një autobus i mbuluar nga bora në periferi të Çikagos.

Shenjat e trafikut janë të mbuluara nga bora në Prospect Heights, Çikago.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati mes Bucit dhe Lumbardhit ka vazhduar edhe më tej.…