Stuhia e dimrit godet Gjermaninë e Veriut

30 janar 2022 | 15:11

Moti i keq ka goditur Gjermaninë e veriut duke bërë që transporti hekurudhor të paralizohet. Si pasojë e motit të keq ka humbur jetën një person pasi mbi të ka rënë një tabelë reklamuese e cila është rrëzuar në tokë.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë. Një pjesë e qytetit të Hamburgut është përmbytur pasi niveli i ujit në lumin Elba që derdhet në Detin e Veriut u rritën mbi vlerat normale.

Në disa lagje të Hamburgut ka patur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Meteorologët kishin paralajmëruar për erëra të forta që mund të arrin deri në 100 kilometra në orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar ish-nënkryetarin e kësaj…