Stullqaku, ylli i javës në BKT Superligë

17 shtator 2021 | 13:00

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin Ylli i javës, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës i xhiros së 4-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Torvioll Stullqaku i FC Malisheva. Tori, qendër sulmuesi i FC Malisheva ka shënuar 3 gola në këtë fillim kampionat të BKT Superliga 2021/22, duke e dëshmuar që është aset i rëndësishëm për skuadrën e tij. Çmimin Ylli i javës e dorëzoi Albrim Kastrati, senior specialist në LCRD, në BKT”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 17 tetor në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale…