Sturridge në “radar” të Tottenhamit

13 shkurt 2019 | 11:13

Tottenham Hotspuri po monitoron me kujdes situatën e Daniel Sturridges te skuadra e Liverpoolit.

Sulmuesit i mbaron kontrata në përfundim të këtij sezoni, ndërkohë që te ‘Gjelat” ai shihet si një alternativë për Harry Kanen, që do të ketë nevojë edhe të pushojë.

Mungesa e një alternative të sulmuesit kryesor të skuadrës po ndihet aktualisht te skuadra e Pochettinos, ndaj edhe drejtuesit kanë nisur që të mendojnë që tani për afatin kalimtar të verës. Në “Anfield Road”, Sturridge ka mbetur nën hijen e treshes magjike Salah-Firmino-Mane, ndërkohë që para tij preferohet edhe Divock Origi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së i…