Suarez: Duam hakmarrje ndaj Realit

04 mars 2021 | 16:22

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez, e ka bërë të qartë se në derbin madrilen kërkon hakmarrje ndaj Real Madridit. Ish-sulmuesi i Barcelonës zbuloi se të gjithë lojtarët janë duke pritur përballjen ndaj skuadrës së Zinedine Zidanes.

“Të gjitha ndeshjet kundër Real Madridit janë të veçanta, janë ato që dëshiron t’i luash dhe të demonstrosh se mund ta bësh. Shumë lojtarë e tregojnë veten në këto ndeshje. Janë ndeshjet që t’i dëshiron t’i luash. Duhet të hakmerremi për ndeshjen e parë dhe të jemi gati të tregojmë se duam të qëndrojmë në krye”, ka thënë Suarez.

Më tutje, sulmuesi nga Uruguai zbuloi se objektivi i tij është t’i ndihmojë Atleticos të fitojë La Ligan, trofe që nuk e ka fituar që nga viti 2014.

“Jemi skuadër me shumë entuziazëm, dëshirë për të vazhduar, sukses dhe askush nuk do ta heq entuziazmin tonë nga gara. Janë disa ditë të mbetura dhe do ta demonstrojmë nga çka jemi bërë. Si lojtar gjithmonë ke këto dëshira, të vish në një skuadër si Atletico që s’ka fituar tituj për një kohë të gjatë dhe t’i ndihmosh të fitojë”, ka deklaruar Suarez.

Atletico momentalisht është lider në La Liga me 58 pikë, pesë më shumë se Barcelona dhe Real Madridi, por “Los Rijoblancos” ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Kylie Jenner, Stormi Webster pozoi për aparatin e…