Suarez: Nëse Neymari do të qëndronte në Barcelonë do ta fitonte ‘Topin e Artë’

07 nëntor 2023 | 16:52

Futbollisti Luis Suarez në një intervistë për kanalin YouTube Placar TV ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij në Barcelonë, Neymar Jr.

Në vitin 2017, Neymar kaloi nga Barcelona te PSG-ja për një transferim rekord prej 222 milionë eurosh dhe që atëherë nuk ka bërë atë që pritej prej tij.

Ish-anëtari i Barcelonës, Luis Suarez zbuloi se ende i vjen keq për vendimin e Neymarit për t’u larguar nga “Camp Nou” dhe për t’u transferuar në Paris Saint Germain.

“Kur ai ishte gati të transferohej te PSG-ja, i thashë: “Ney, nëse dëshiron të fitosh gjithçka, qëndro këtu me ne ose shko në Angli. Në Manchester City luajnë futboll më të mirë se ne, por në Francë…”.

“Nëse do të kishte qëndruar te Barcelona, do ta kishte fituar ‘Topin e Artë’”, ka thënë Suarez.

Neymar nuk e dëgjoi Suarezin në vitin 2017 dhe në PSG ai definitivisht nuk arriti gjithçka që pritej nga karriera e tij. Ai ishte pesë herë kampion i Francës me PSG-në, por ata nuk e fituan titullin e dëshiruar prej kohësh në Ligën e Kampionëve. Dështime ka edhe me kombëtaren braziliane në kampionatet botërore.

Karriera e Neymarit u shënua edhe me lëndime, të cilat i ka problem edhe sot, kur është pjesëtar i Al-Hilal në Arabinë Saudite. Kujtojmë se Suarez në janar duhet t’i bashkohet Lionel Messit te Inter Miami amerikan, pasi së shpejti i skadon kontrata me Gremion.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Alves është ende në burg, me akuzën e sulmit…