Suarezi flet për Shaqirin

06 maj 2019 | 21:18

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga Liverpooli edhe pse sulmuesi Mohamed Salah nuk do të paraqitet në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve të martën në “Anfield”.

Barça mposhti Liverpoolin 3 me 0 në gjysmëfinalen e parë, por Suarez ka deklaruar se ish-skuadra e tij ka lojtarë me kualitet të lartë që mund të zëvendësojnë lehtë superyllin Salah që mungon për shkak të lëndimit. Këtu ka përmendur edhe yllin shqiptar Xherdan Shaqiri, që së fundmi ka pak minutazh në skuadrën e Jurgen Kloppit.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, në top-tre të botës në vjetët e fundit. Është mungesë e madhe, por kanë lojtarë si Origi, Shaqiri, Sturridge që mund të luajnë. Lojtarë kualitativë”, ka thënë Suarez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prani të përfaqësuesëve të kompanive pjesëmarrëse dhe qytetarëve të…