Suarezi mund të rikthehet në Ajax

17 gusht 2020 | 18:50

Barcelona pritet të pësojë shumë ndryshime gjatë merkatos së verës.

Së fundmi nga Uruguai ka pasur lajme që e lidhin sulmuesin Luis Suarez me ish-klubin e tij, Ajaxin. Diçka e tillë konfirmohet edhe nga gazetari Oriol Domenech, i cili në “Twitter” shkruan se kjo është e vërtetë.

Ai shton se klubi holandez disa javë më parë ia ka shprehur idenë për t’u rikthyer sulmuesit. Jo vetëm kaq, pasi për Luis Suarezin ka edhe një ofertë konkrete dhe ai duhet të vendosë se çfarë do të bëjë. Edhe Inter Miami në MLS interesohet për shërbimet e sulmuesit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jurgen Klopp është trajneri fitues i Ligës së Kampionëve për…