Suarezi: Qava pasi kafshova Chiellinin

16 janar 2018 | 10:49

Luis Suarezi u rrëfye në një intervistë për “The Players Tribune”, ku kujtoi kafshimin ndaj Chiellinit në Botërorin e vitit 2014, në Brazil.

“Sapo e bëra atë veprim, e kuptova gabimin. Golin e Godinit nuk e festova shumë sepse po mendoja për atë çfarë do të ndodhte më vonë. Kur më pyeti gruaja se çfarë kisha bërë, e mohova dhe qava. Ishte një moment shumë i dhimbshëm për mua”, deklaroi sulmuesi uruguaian i Barcelonës. Suarezi shtoi se pati frikë se veprimi i tij i shëmtuar do ta prishte operacionin e transferimit te Barcelona.

“Mendova se nuk do të më plotësohej ëndrra. Por, pasi më përjashtuan nga Botërori, drejtuesit e Barçës më thanë se sërish më dëshironin në skuadër”, ka deklaruar Suarezi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Fatos Beqiraj, ka arritur marrëveshje për…