Sudani Jugor: Papa bën thirrje që njerëzit të refuzojnë “helmin e urrejtjes”

05 shkurt 2023 | 16:46

Papa Françesku e ka përfunduar pelegrinazhin e paqes në Sudanin Jugor, duke organizuar një meshë të hapur për mijëra pjesëmarrës.

Ai i ka bërë thirrje masës që të refuzojë atë që e ka konsideruar “helm të urrejtjes” dhe u ka kërkuar pjesëmarrësve që të mos humbin mundësitë për të ndërtuar paqe.

Ai është zotuar se do të fokusohet me liderët shtetërorë drejt dhënies fund të konfliktit.

Para largimit, ai i ka thënë turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, kthehem në Romë duke ju ndjerë më afër zemrës sime”.

Katolikët e entuziazmuar kanë thënë për agjencinë e lajmeve Reuters, se kjo vizitë i ka gëzuar ata jashtë mase.

“Nuk kam fjetur, jam shumë e lumtur”, ka thënë Jovana Buyom.

“Ne jemi shumë të lumtur me ardhjen e Papës, sepse ai na ka dhënë mesazhin e paqes, të bashkohemi ne populli i Sudanit Jugor”, ka thënë Juaj Bol Ayuel.

Mesha e Papës ka mbledhur 70.000 pjesëmarrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mësuar edhe tri skuadra tjera çerekfinaliste të Kupës së…