Suedia, largon kufizimet për Covid 19

03 shkurt 2022 | 11:38

Sot, qeveria dhe Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka njoftuar se nga 9 shkurti pandemia Covid-19 i takon së kaluarës.

Sot kryeministrja Magdalena Andersson në një konferencë për media ka njoftuar se: “Qeveria heq pothuajse të gjitha kufizimet. Arsyeja është përqindja e të vaksinuarve që është rritur dhe se situata në shëndetësi vlerësohet të jetë e qëndrueshme. Pandemia është ndoshta sprova më e madhe që ka kaluar Suedia që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka theksuar kryeministrja Magdalena Andersson.

Nga ana tjetër, mbahen këshillat e përgjithshme se duhet të kujdesemi për shëndetin publik.

Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi dhe se të pavaksinuarit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm.

Suedia ndjek Danimarkën dhe Norvegjinë, të cilat së fundmi kanë larguar të gjitha kufizimet.

/Astrit Gashi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës…