Suhareka bëhet edhe me një klub futbolli

06 qershor 2023 | 11:06

Ballkani është kampion i Kosovës në futboll. Ky klub është nga Suhareka, kurse këtij qyteti i është shtuar edhe një klub tjetër, pra bëhet fjalë për “FC Suhareka”.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i njohur Ismet Munishi.

“Urime FC Suhareka klubi ma i ri dhe ma i miri. Rrugëtim të mirë si i ka hije Suharekës”, ka shkruar Munishi në “Facebook”.

Është raportuar se biznesmenët e kanë blerë klubin nga Prizreni, “FC A&N”, të cilit do t’ia ndryshojnë emrin në “FC Suhareka”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kombëtares së Belgjikës, Eden Hazard mund t’i japë…