Sulm me thikë në Australi, një i vdekur dhe dy të plagosur

09 nëntor 2018 | 11:43

Një person ka vrarë një njeri dhe ka plagosur dy të tjerë pas një sulmi me thikë në Melburn, Australi.

Sipas “BBC”, agresori pasi dogji makinën e tij, goditi me thikë 3 vetë, duke vrarë njërin prej tyre.

Ai u përpoq të godiste edhe një polic, por u qëllua me armë zjarri, duke u plagosur rëndë.

Nga hetimet paraprake, nuk dyshohet për një sulm terrorist./gsh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë bllokuar tentimet e Rusisë për të…