Sulm në një lokal në kufirin ShBA-Meksikë, vriten 11 persona

23 korrik 2023 | 15:13

Një burrë është arrestuar në Meksikë nën dyshimin se i vuri zjarrin një lokali pasi u dëbua, duke vrarë 11 persona, thonë zyrtarët. Sulmi ndodhinë San Luis Rio Kolorado, i cili kufizohet me Shtetet e Bashkuara, ndërsa lokali ndodhet vetëm një rrugë larg kufirit.

Autoritetet thonë se një i ri i dehur hodhi një koktej molotov në lokalin “Beer House” pasi e dëbuan nga lokali. Zjarri la të vdekur shtatë burra dhe katër gra dhe katër persona të tjerë të shtruar në spital, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit Sonora, shkruan BBC.

Një numër i të plagosurve u dërguan me urgjencë përtej kufirit në spitalet në Shtetet e Bashkuara për trajtim.  Është e paqartë nëse incidenti ka lidhje me krimin e organizuar, i cili ka pllakosur Meksikën për vite me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi shqiptar, Frederik Veseli do të vazhdojë karrierën e tij…