Sulm vetëvrasës në një dasmë në Afganistan

12 korrik 2019 | 11:30

Zyrtarët afganë kanë thënë se së paku gjashtë njerëz janë vrarë kur një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në një dasmë në lindje të Afganistanit.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, ka thënë se sulmuesi, djalë i ri, ka shpërthyer eksplozivët brenda shtëpisë së komandantit të një policie pro-qeveritare, në qarkun Paçeragam.

Komandanti në shënjestër është Malek Tor, i cili ka udhëhequr një grup që lufton kundër talibanëve dhe grupit ekstremist Shteti Islamik.

Autoritetet kanë thënë se së paku 40 njerëz janë plagosur dhe janë dërguan në spital.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Provinca Nangarhar është bastion i militantëve të Shtetit Islamik, të cilët janë aktivë në kufirin lindor të Afganistanit me Pakistanin.

Grupi ka kryer disa sulme ndaj zyrave qeveritare, shkollave dhe organizatave të ndihmës gjatë viteve të fundit në Nangarhar.

Ushtria amerikane ka vlerësuar se ka rreth 2 000 militantë të Shtetit Islamik në Afganistan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi, Sabri Kiçmari, ka…