Sulmet e NATO-s s’janë arsye për festë, ishte përgjegjësi e jona morale për ta ndalë gjakderdhjen dhe krimet e Millosheviqit

24 mars 2024 | 08:30

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore nuk është arsye për festë.

Ai ka thënë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit.

Në platformën “X”, Rohde ka shkruar se i qëndrojnë atij vendimi.

“Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë atij vendimi”, ka shkruar Rohde.

Sot janë bërë 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muaji i shenjtë i Ramazanit është një nga periudhat më…