Sulmohen dy qytetarë në Mitrovicë të Veriut (foto)

01 qershor 2023 | 15:22

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytetarë shqiptarë janë sulmuar në hyrje të sheshit kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Policia ka thënë se viktimat janë sulmuar nga një grup të cilët kanë qenë të “maskuar dhe të organizuar për sulmin e kryer”.

“Si pasojë e sulmeve, dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njër nga qytetarët e sulmuar gjatë trajtimit në urgjencë.
Njëri nga qytetarët është goditur në kokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historia e tyre nisi si çdo lidhje tjetër romantike në…