Sulmohen inspektorët e Komunës së Prishtinës

14 dhjetor 2019 | 14:55

Dy inspektor të Komunës së Prishtinës kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht.

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.Sipas policisë, inspektorët kanë raportuar se janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në rrugën “C” derisa po inspektonin një objekt.

“Viktimat meshkuj K-Shqiptarë (inspektor komunal), kanë informuar se deri sa ishin në inspektim të disa objekteve, janë penguar dhe sulmuar nga dy të persona të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar për pagesë në Ministrinë…