Sulmohet me armë zjarri një shtëpi në Deçan

05 maj 2018 | 15:54

Në fshatin Gramaqel të Deçanit një person ka njoftuar policinë se rreth orës 00:30 disa persona të panjohur dhe për arsye ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij, duke i goditur me dhjetë predha muret dhe dritaret e shtëpisë.

Pos dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar dhe rasti ka mbetur të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në histori, një grua u lejua…