
Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës
Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.
Burime të Sinjalit nga vendi i ngjarjes tregojnë se dëshmitarët janë tronditur nga ajo që panë.
“Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë, ka rrëfyer për Sinjalin një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.
Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i paarsyeshëm, ndërsa autori ishte i veshur në të zeza, me trup i gjatë dhe është larguar pas sulmit me vrap.