Sulmohet kandidati presidencial në Brazil

07 shtator 2018 | 11:23

Kandidati në zgjedhjet presidenciale në Brazil, Jair Bolsonaro, është sulmuar me thikë gjatë një tubimi zgjedhor.

Politikani i ekstremit të djathtë është sulmua në mes të një turme në shtetin juglindor Minas Gerais.

Ai i është nënshtruar operacionit në stomak dhe pritet të shërohet, thanë autoritetet spitalore.

Politikani kontrovers, i cili ka zemëruar shumë në Brazil me komente raciste dhe homofobike, qëndron lart në sondazhe.

Bolsonaro, 63 vjeç,i cili përfaqëson Partinë Social-Liberale, ndiqet nga miliona brazilianë në mediet sociale dhe shumëkush i referohet atij si “Trumpi brazilian”.

Zgjedhjet e përgjithshme në Brazil do të mbahen në tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“British Airways” ka njoftuar për një sulm të madh kundër…