Sulmohet Kievi, paralajmërimi i Bidenit: Kërcënimi me përdorimin e armëve bërthamore është real

20 qershor 2023 | 15:51

Kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore taktike nga Vladimir Putin, është real. Këtë e ka konfirmuar presidentin amerikan, Joe Biden, i cili duke folur para një grupi donatorësh në Kaliforni, ka përmendur se këtë paralajmërim e kishte lëshuar edhe përpara dy vitesh.

Kjo vjen pasi presidenti Putini ka konfirmuar më 16 qershor pozicionimin e armëve të para bërthamore taktike të Rusisë në Bjellorusi. Sakaq, në terren luftimet mes forcave të Moskës dhe ushtrisë ukrainase janë intensifikuar. Shpërthime të shumta janë dëgjuar në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Mbrojtja ajrore ka hyrë menjëherë në funksion, pasi sirenat e alarmit janë dëgjuar në të paktën 15 rajone, duke eliminuar 32 nga 35 raketat dhe dronët kamikazë të lëshuar nga Rusia. Shpërthime të fuqishme janë raportuar në kryeqytetin Kiev, gjithashtu edhe në Zaporizhzhia dhe Lviv.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë pretendimet se ushtria e tij ka pësuar humbje, duke mbështetur të kundërtën, që avancimi në terren vijon me çlirimin e disa zonave. Forcat e armatosura të Kievit raportuan se vetëm në orët e fundit kanë vrarë më shumë se 1 mijë ushtarë rusë.

Ministri i brendshëm i Moskës, Sergej Shoigu, ka pretenduar se Ukraina po planifikon të shënjestrojë territorin rus, përfshirë Krimenë, me raketa “Himars” dhe Storm Shadow.

Kreu i ushtrisë së Putinit ka kërcënuar me reagim të fuqishëm dhe theksoi se nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe do të konsiderohen pjesë e konfliktit.

Ndërkohë, grupi i mercenarëve rusë, “Wagner” është duke kërkuar të rekrutojë të apasionuar pas video-lojërave për t’i angazhuar në pilotimin e dronëve në luftë./A2CNN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjilani dhe Dukagjini i Klinës do të përfaqësojnë futbollin e…