Sulmohet konsullata amerikane në Arabinë Saudite, vritet roja, edhe agresori

29 qershor 2023 | 08:08

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë Konsullatës së ShBA-së në Jeddah të Arabisë Saudite. Një person ka hapur zjarr dhe për pasojë roja i këtij institucioni është vrarë

Lajmi u dha nga Agjencia Saudite e Shtypit të mërkurën vonë.

Sipas medieve të huaja, një individ i paidentifikuar ndaloi makinën pranë objektit diplomatik amerikan dhe doli duke mbajtur një armë zjarri përpara se forcat e sigurisë “ta merrnin iniciativën për t’u marrë me të siç kërkohet nga situata”, sipas SPA.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit me forcat e sigurisë, është goditur për vdekje agresori. Ndërkohë, plumbave nuk u shpëtoi as roja nga Nepali, që humbi jetën në spital.

Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanat e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ishte këtë të mërkurë i ftuar…