Sulmoi një gazetare në Brezovicë, policia identifikon të dyshuarin

16 dhjetor 2023 | 22:01

Policia e Kosovës ka identifikuar autorin për sulmin ndaj një gazetareje gjatë ditës së sotme në Brezovicë, derisa e njëjta po raportonte për reshjet e borës dhe bllokimin e rrugës në këtë pjesë të vendit.

Gazeta online Reporteri.net nga burime brenda policisë, merr vesh si i dyshuari është Abdyl K., 41 vjeçar me vendbanim në Podujevë. I njëjti ushtron profesionin e auto-elektricistit.

Gazetarja Rinë Haziri, ka denoncuar sot se është penguar dhe sulmuar gjatë punës së saj në Brezovicë nga një person.

Rasti ka ndodhur gjersa gazetarja kishte dalë për të marrë pamje nga bllokada që ishte shkaktuar nga veturat si rrjedhojë e reshjeve të borës.

Në ato momente, siç ka rrëfyer vetë gazetarja, një person nga një veturë me targa të huaja i drejtohet asaj duke i kërkuar të mos incizojë.

Ndonëse gazetarja thotë se i ka ofruar fakte se është duke raportuar mbi gjendjen pas reshjeve të borës, i njëjti nuk zmbrapset duke eskaluar në veprime fizike.

Për rastin ka reaguar sot edhe Asociacioni i gazetarëve të Kosovës.

AGK thotë është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares teksa i bëri thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet. /Reporteri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Trepça nuk ka të ndalur në Superligën e Kosovës…