Sulmoi policin në gjendje të dehur, arrestohet i dyshuari në Prizren

24 dhjetor 2023 | 09:12

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht një polic.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, ndërsa polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në gjendje të dehur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Viktima ka pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pasi është këndellur është intrevistuar dhe është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga janari deri në tetor të këtij viti, rreth 60…