Sulmuesi i Rusisë e humb Evropianin, kjo është arsyeja

11 qershor 12:40

Covid-19 ka prekur edh enjë tjetër kombëtare, para startit të Evropianit. Pas Spanjës dhe Suedisë, tashmë një i prekur është konfirmuar edhe te Rusia.

Sulmuesi i Zentitit, Andri Mostovoi pas testeve të kryera, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë pas kësaj, lojtari është vëtëizoluar, për të mos rrezikuar infektimin e të tjerëve dhe nuk do të jetë pjesë e Evropianit. Stafi ka vendosur që ta zëvendësojë lojtarin me Roman Evgeniev, i cili luan për skuadrën e Dinamos së Moskës.

Kujtojmë se Rusia luan ndeshjen e parë në Evropian ditën e nesërme, ku do të përballet me kombëtaren e Belgjikës, duke filluar nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…