Sulmuesi Nderim Hasani nënshkruan me Llapin

05 janar 2023 | 13:05

KF Llapi ka njoftuar se ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin e krahut, 21 vjeçarin, Nderim Hasani.

Pas gjashtë muajve tek Feronikeli dhe gjashtë muajve tjerë tek Liria, Hasani rikthehet sërish në klubin amë për të nënshkruar kontratë dyvjeçare e gjysmë.

“Nderim Hasani llogaritet si futbollist me potencial dhe me cilësi të një sulmuesi që nuk falë para portës, cilësitë të cilat kanë bindur kryetrajnerin Batatina që të nënshkruaj kontratë profesionale me të. Këmbëshpejti do bashkohet me ekipin menjëherë në përgatitjet parasezonale në prag të fillimit të edicionit të ri pranveror”, ka njoftuar KF Llapi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar pushtetin aktual në…