Suma e Hyseni flasin për gjendjen në arsim

20 shkurt 2020 | 16:35

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka pritur në takim Halim Hysenin, ekspert i arsimit dhe drejtor i Qendrës për Avancimin e Performancës në Arsim (QPA).

Kryetari Suma dhe Hyseni kanë biseduar në lidhje me gjendjen në arsim për të cilën janë pajtuar se bazuar në raportet zyrtare, rezultatet në këtë sektorë nuk janë të mira përkundër shumë investimeve dhe shumë programeve dhe kurikulave të cilat janë implementuar nga paslufta e këndej.

Në takim ku ishin prezent edhe nënkryetari Mallzum Qajani dhe Menduh Vlashi, drejtori i DKA-së, Halim Hyseni, i ka njoftuar udhëheqësit komunal se kjo qendër ofron trajnime për aftësimin e drejtorëve sipas konceptit të shkollës së shekullit 21.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur në…