Sunak flet me Zelenskyn: Britania mbetet e palëkundur në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës

23 prill 2024 | 12:19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, para udhëtimit në Poloni këtë pasdite, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn.

Gjatë bisedës, Sunak e ka siguruar Zelenskyyn për “mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për mbrojtjen e Ukrainës kundër ambicieve brutale dhe ekspansioniste të Rusisë”, ka thënë një zëdhënës i Downing Street.

Gjithashtu, Sunak ka konfirmuar se Britania e Madhe do të sigurojë një financim të menjëhershëm prej 500 milionë funteve,  i cili do të përfshijë 60 anije, më shumë se 400 automjete dhe mbi 1 600 raketa, shkruan “Skynews”.

“Presidenti Zelenskyy falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, duke thënë se ndihma e re ushtarake do të bënte një ndryshim material për ukrainasit që luftojnë në vijën e frontit për të mbrojtur vendin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë britanike.

Sunak ka thënë se do të përdorë udhëtimin e tij në Poloni dhe Gjermani për të “galvanizuar komunitetin ndërkombëtar për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës”.

Në një postim në platformën “X”, Zelensky, ka thënë se i është mirënjohës Britanisë së Madhe për mbështetjen që i ka dhënë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 210 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e…