Super e Marta riafirmon si lider të demokratëve mikun e shqiptarëve, Joseph Biden

05 mars 2020 | 14:01

Bujar Berisha / NewYork, 4 mars

E quajnë “Super e Marta”, sepse është e tillë. Ishin 14 shtete dhe pesë kandidatëqë morën pjesë në garën për kandidat presidencial nga Partia Demokratike. Në garë morën pjesë shtete nga brigjet e Atlantikut dhe Paqësorit,të lidhura nga shumë shtete nga Jugu i vendit.Mirëpo, gjërat ndryshuan në mënyrë drastike disa ditë para se kjo garë të fillonte. Establishmenti i Partisë Demokratike veproi energjikisht pas të dhënave të pamohueshme se në qoftë se senatori Bernie Sanders, i cili nuk i kamuflon bindjet e tij socialiste dhe ka një afinitet për diktatorin Kastro,do ta fitojë garën e partisë,atëherë,jo vetëm që presidenti Trump do fitojë, por demokratët do e humbin edhe Kongresin. Në veprim u hodhën Klintonët dhe figura të tjera të partisë, si dhe disa kandidatë me prirje centriste pasi kuptuan se gjasat e tyre që të fitojnë janë barazi me zero,i këshilluan përkrahësit e tyre që të votojnë kandidatin Biden. E miku ynë,si politikan i rryer korri një fitore fenomenale para disa ditësh në Karolinën e Jugut,dhe la dukshëm prapa kundërshtarin Sanders. Kjo fitore e forcoi dukshëm Bidenin dhe i mundësoi atij që nga “Super e Marta” të dalë si fitimtar i qartë, dhe të riafirmohet si lider me bindje centriste, dhe kështu nëvjeshtë t’i shkëputë nga Trumpi republikanët e moderuar të cilët nuk e durojnë presidentin.
Bidenin e përkrahin demokratët e moshëssë mesmedhe të moshës së shtyrë. Ndërsa senatorin Sanders e përkrahin të rinjtënga mosha 18 deri në 30 vjeç,dhe një pjesë e mirë e pakicave. Mirëpo Bideni pas vetes ka afrikano-amerikanët të cilët e njohin atë me dekada dhe i besojnë atij. Për ironi senatori Sanders duke e parë se pa votën e afrikano-amerikanëve nuk mund të fitojë, ka filluar sot një blic nëpër kanale të ndryshme televizive duke kërkuar përkrahjen e tyre.
Humbësi kryesor i kësaj gare të madhe ishte miliarderi Michael Bloomberg, i cili shpenzoi hiq më pak se një gjysmëmiliard dollar për tre muaj. Ai u tërhoq nga gara sot,por u zotua se do e luftoj presidentin Trump gjer sa ai të largohet nga detyra. Bloombergu i këshilloj përkrahësit e tij që ta votojnë Bidenin. U vërtetua edhe një herë se paraja nuk mund të blejë gjithçka-edhe pse u harxhuan “para me thasë”. Janë një mori arsyesh pse establishmenti i partisë nuk përkrahu Bloombergun por Bidenin.
Natyrisht se, edhe pse Bideni doli si fitues dhe lider në garë,ajo është larg nga përfundimi dhe fituesi nuk dihet.Ekziston një përçarje në mes të dy grupeve, dhe në qoftë se gjerat nuk menaxhohen ashtu siç duhet,mund të ketë pasoja në vjeshtë. Fakt i pamohueshëm janë zgjedhjet e fundit ku 5 milionë të rinj përkrahës të senatorit Sanders nuk dolën të votojnë për Hillary Clintonin. Mirëpo në zgjedhjet e sëmartës, Partia Demokratike e riafirmoi identitetin e saj si parti liberale dhe refuzoi socializmin si ideologji.Poashtu,në parti ka filluar të krijohet një mendim unanim për një “safe choice”(një zgjidhje të sigurt apo një kandidat i sigurt),i cili ka gjasa reale që ta mund Trumpin në vjeshtë.
E ky kandidat i sigurt doli që të jetë miku ynë i kamotshëm, ish-nënkryetari Joseph Biden.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hungaria planifikon që vitin e ardhshëm ta marrë detyrën e…