Superkompjuteri parashikon fituesin e Premier Ligës

01 shkurt 2024 | 16:26

Një superkompjuter ka parashikuar se kush do të fitojë titullin e Premier Ligës me Liverpoolin, Manchester City dhe Arsenalin të gjithë në garë.

Të tri klubet kanë qenë në veprim këtë javë, me Arsenalin i pari që teksa u përball me Nottingham Forest në “Emirates Stadium” të martën.

Golat nga Gabriel Jesus dhe Bukayo Saka siguruan të tre pikët për skuadrën e Mikel Arteta-s, i cili për momentin shkoi dy pikë larg kryesuesve të Liverpool përpara ndeshjeve të së mërkurës. Skuadra e Jurgen Klopp – që ishte në ndeshjen e tyre të dytë që kur trajneri gjerman njoftoi se do të largohej nga klubi këtë verë – mundi Chelsean 4-1 në një paraqitje dominuese.

Të Kuqtë aktualisht në vendin e parë, megjithëse City i Pep Guardiolas po ndjek nga afër në vendin e dytë, pas fitores 3-1 kundër ish-kapitenit Vincent Kompany dhe Burnley.

City aktualisht është pesë pikë prapa Liverpool-it, por ka një ndeshje më pak në krahasim me rivalët e tyre. Gara për titull tani po nxehet – me Arsenalin gjithashtu të barabartë në pikë me Cityn – dhe shumica e njerëzve po përpiqen të parashikojnë se cila skuadër do ta fitojë garën.

Sidoqoftë, një superkompjuter nga Opta tani ka parashikuar luftën për titull në kampionatin anglez.

Fituesit e Tripletes të sezonit të kaluar janë aktualisht favoritët për të siguruar titullin me një shans 54%, pavarësisht diferencës që i ndan ata me Liverpoolin.

City është forcuar nga rikthimet e dyshes së yjeve Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland, të cilët luajtën të dy gjatë fitores ndaj Burnleyt.

 

Liverpooli është i dyti me 42% për qind të shanseve. Arsenalit i jepet aktualisht vetëm 3% mundësi për të fituar titullin e parë në kampionat që nga viti 2003/04, pas zhgënjimit të sezonit të kaluar. Tottenham dhe Aston Villa u janë dhënë 0.1% të shanseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh solidarizimi Presidentit…