Superkupa e Prishtinës

25 tetor 2020 | 19:34

Sigal Prishtina ka fituar Reload Superkupën, duke mundur në finale Bashkimin me rezultat 74:73 (12:11, 23:23, 23:23, 16:16).

Fillimi i ndeshjes ishte interesant, por u karakterizua me disa gabime, duke bërë që në çerekun e parë të shënohen më pak pikë. Bardhekaltrit nga 7:9, kaluan në epërsi prej 12:9, derisa kjo pjesë përfundoi 12:11. Edhe në periudhën e dytë u zhvillua lojë interesante, me të dy skuadrat që luftuan për çdo top. Prishtina në fund krijoi epërsi prej 35:29, por prizrenasit me një seri prej 5:0 në minutën e fundit afruan rezultatin në 35:34 sa përfundoi pjesa e parë.

Edhe në periodën e tretë sfida ishte me kthesa, ku Sigali krijon epërsi prej 55:49, megjithatë, Portokallinjtë rikthehen duke kaluar në epërsi 56:57, kurse me dy pikë të Altin Morinës përfundoi çereku i tretë 58:57.

Në 10 minutat e fundit, Prishtina krijoi epëri 64:57, por prizrenasit me një seri prej 3:11 kaluan në epërsi 67:68, duke e bërë ndeshjen më dramatike, tre minuta nga fundi i përballjes, madje e thelluan edhe më shumë epërsinë në 67:72, 1:11 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe afruan rezultatin në 72:73, kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, e më pas kaluan në epërsi me dy pikë nga Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.

Kupën kapitenit Edmond Azemi ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një paradoks urban po ndodh në vendbanimin e Paprekshëm në…