Supremja refuzon ankesën e Bekim Jasharit kundër vendimeve të PZAP-së

25 tetor 2021 | 14:18

Gjykata Supreme ka marrë vendim për ankesën e kandidati për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari.

Sipas kësaj gjykate, ankesa e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari kundër vendimeve të PZAP-së, është e pabazuar.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar. Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021”, është thënë në vendimin e Gjykatës Supreme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar…