‘Dardanet’ U19 humbin ndeshjen vendimtare ndaj Kroacisë

25 tetor 2021 | 14:10

Përfaqësuesja e Kosovës U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje në ndeshjen vendimtare të Grupit 5 të Ligës B për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022.

Pas fitoreve ndaj Letonisë dhe Lihtenshtajnit, “Dardanet” U19 kanë pësuar humbje nga nikoqirja e ndeshjeve të këtij grupi, Kroacia, me rezultat të ngushtë 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e realizoi Barbara Zhivkoviq, në minutën e 36-të.

Në vazhdim të ndeshjes përkundër përpjekjeve maksimale për të barazuar rezultatin vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi nuk ia arritën qëllimit, duke i  mbyllur këto kualifikime me 6 pikë në pozitën e dytë, teksa Kroacia e siguroi kalimin në Ligën A dhe pjesëmarrjen në fazën e radhës kualifikuese. Kalimin tutje e siguron edhe vendi i dytë më i mirë nga gjashtë grupet e Ligës B.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë vendosur lidhur me tri ankesat…