Surroi në Kroaci, nis fushatën për pozitën e sekretarit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

19 korrik 2022 | 13:35

Sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë në Zagreb, ministri Gordan Grliq Radman me këshilltarë ka pritur në takim Veton Surroin dhe ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, lidhur me kandidaturën e Surroit për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në RCC .

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se ministri Grliq Radman ka shprehur konsideratat e larta për Qeverinë dhe shtetin e Kosovës në rrugëtimin europian dhe auroatlantik, duke u fokusuar në sukseset që Qeveria e Kosovës ka arritur në luftën kundër korrupsionit, vendosjen e ligjit dhe përkushtimin për dialog me Serbinë, që ka qellim njohjen reciproke në mes dy shteteve.

“Z. Veton Surroi shpaloi idenë e tij lidhur me kandidaturën për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në RCC, si dhe për interesin e madh të Kosovës për të qenë faktor konstruktiv në këtë organizatë, për të cilën, ministri Grliq Radman shprehu mbështetjen në parim. Në takim, i cili ishte tejet miqësor, pala kroate shprehu interesim për idetë e z. Veton Surroi, duke u pajtuar me qasjen që ai e eksplikoi karshi proceseve politike në rajon dhe më gjerë”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Kroaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli argjentinas ka qenë në negociata me skuadrën e Inter…