Suso e refuzon ofertën e Liverpoolit

16 janar 2018 | 13:34

Liverpooli kishte treguar interesim për Suson, por futbollisti ka preferuar që të mbetët pjesë e Milanit.

“Nuk di gjë për interesin e Liverpoolit, pasi për momentin jam përqendruar te Milani dhe nuk kam ndërmend të lëviz. Nuk do të shkoj asgjëkund në janar, ndaj nuk kam pse të interesohem për ofertat. Është e vërtetë që kam një klauzolë prej 40 milionë eurosh, por më tepër vlen dëshira ime, që është të qëndroj te Milani, të paktën për momentin”, ka thënë Suso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sfidës ditën e Krishtlindjeve, Golden State dhe Cleveland, dy…