Suspendohet drejtori i sekretariatit të KPK-së

02 mars 2021 | 16:59

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) pas fillimit të procedurës penale ndaj drejtorit të sekretariatit, Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente.

Po ashtu, sot sekretariati i KPK-së ka marrë vendim për suspendimin e një zyrtareje të sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

KPK-ja ka njoftuar se  ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të sekretariatit, Valdrin Krasniqi, udhëheqës i Zyrës Ligjore. ​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasmina Kadriu është konkurrentja e “Për’puthen”, e cila u bë…