Suspendohet takimi mes Brazilit dhe Argjentinës

05 shtator 2021 | 22:32

Zyrtarisht është suspenduar takimi mes Brazilit dhe Argjentinës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zyrtarët brazilianë u fut në fushë, duk bërë që takimi të ndërpritej për shkak të katër lojtarëve argjentinas.

Sipas tyre, katër lojtarët që luajnë në Ligën Premier, dy nga Aston Villa dhe dy nga Tottenhami, nuk kishin ndjekur protokollin për masat anti-COVID.

Kjo detyroi zyrtarët brazilianë që takimi të ndërpritej, me lojtarët që ishin të pakënaqur me këtë vendim.

Pas konsultimit me zyrtarët e FIFA-s dhe gjyqtarin e ndeshjes, ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës është suspenduar.

Në orët e ardhshme do të bëhet e ditur se kur do të zhvillohet takimin mes dy kombëtareve, derisa ka kritika të ashpra ndaj zyrtarëve brazilianë se përse nuk e ndaluan takimin para se të fillonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të…