Sveçla, Borrellit: A duhet tash çdo ditë ta pyesim dikë për aksionet tona?

13 tetor 2021 | 17:06

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, se aksioni i sotshëm i Policisë së Kosovës në veri ishte i njëanshëm dhe i pa koordinuar.

Sveçla ka thënë se të tilla aksione në Kosovë ka për çdo ditë.

“Sa i përket Borrellit, aksione të tilla kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal, ne kemi gati për çdo ditë. Dje Policia e Kosovës ka pasur një aksion jashtëzakonisht të suksesshëm ku është arrestuar një falsifikator i faturave të ndryshme me 18 vula të ndryshme falso. Nacionaliteti i tij është turk. Tash a është dashur edhe ne dje ta lajmërojmë dikë apo të koordinohemi me dikë për aksionin tonë. Ky aksion ka qenë puro kundër kontrabandës që është një plagë që po kullon në financa për çdo ditë për shtetin dhe qytetarët e varfër të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka thënë se është qasje e gabuar të mendohet se duhet bashkëpunuar me Beogradin, për ta luftuar krimin dhe kontrabandën.

“Nëse dikush mendon se ne duhet që të koordinohemi me Beogradin që të godasim ata të cilët Beogradi po i mbron në krim, atëherë mendoj që është një qasje e gabuar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Diego Simeone ka treguar se i kishte kërkuar Luis…