Simeone: I kërkova Suarezit ta pyesë Messin nëse donte të vinte në Atletico

13 tetor 2021 | 17:05

Trajneri Diego Simeone ka treguar se i kishte kërkuar Luis Suarezit ta pyeste Lionel Messin nëse ai ishte i hapur për t’iu bashkuar Atletico Madridit.

Messi u largua nga Barcelona në verë, pasi i mbaroi marrëveshja me klubin, një vjet pasi Suarezi iu bashkua Atleticos nga “Camp Nou”.

“Unë nuk i telefonova Leos, por e thirra Suarezin për ta pyetur se çfarë po bënte Messi, se atij a do t’i pëlqente ideja dhe nëse kishte ndonjë mundësi që ai të vinte në Atletico. Ishte diçka që zgjati tri orë, sepse PSG-ja e kishte vendosur tashmë ta merrte atë. Pra, mundësia për të punuar me Messin nuk erdhi asnjëherë”, ka thënë Simeone.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në…