Sveçla dhe komandanti i KFOR-it: Gjendja e sigurisë në Kosovë, stabile

07 prill 2020 | 16:29

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi dhe Shawn Harris, në cilësinë e shefit të stafit.

Në këtë takim është biseduar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19, me theks të veçantë për masat e marra nga ana e qeverisë në tërë territorin e Kosovës me qëllim te parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

Sa i përket gjendjes se sigurisë, në këtë takim është vlerësuar si e qetë dhe stabile.

Me këtë rast, komandanti Risi ka shprehur përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ka ofruar mbështetjen e KFOR-it me të gjitha kapacitetet ekzistuese.

Me këtë rast, të dy palët janë shprehur se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe KFOR-it është i mirë dhe se komunikimi dhe koordinimi do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh ditëve në vijim duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të rrisë dukshëm efikasitetin në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donatorë vullnetmirë, biznese e asambleistë, kanë siguruar 27 500 kg…