Sveçla e Bislimi festojnë 28 Nëntorin me policët në veri të Kosovës

28 nëntor 22:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me zv/kryeministri Besnik Bislimi e zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Kosovës kanë qëndruar të hënën në veri të Mitrovicës.

“Me fli të përgatitur nga një nënë nga Llapi e një vajzë nga Istogu, u bashkuam rreth sofrës për të festuar bashkë festën e 28 Nëntorit me zyrtarë policor të cilët me vullnet, profesionalizëm e përkushtim po kryejnë detyrat e tyre në veri të vendit tonë”.

“Me zemërbardhësinë e popullit tonë dhe vendosmërinë e të gjithë zyrtarëve shtetëror, rrugëtimi ynë është i pandalshëm”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami Bekim Jashari dhe analisti Nexhmedin Spahiu janë përplasur ashpër…