Sveçla: Herët apo vonë Radojçiq do të bie në duart e policisë

22 dhjetor 2022 | 20:30

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se policia po punon që Milan Radojçiq dhe kriminelët e tjerë në veri të sillen para drejtësisë.

Sveçla në konferencë për media tha se Radojçiq herët ose vonë do të bie në duart e policisë.

“Ne jemi duke hetuar të gjitha informacionet që i marrim. Policia e Kosovës bashkë me institucionet e tjera të policisë janë shumë efikase në mbledhjen e informacioneve e përgatitjen e operacioneve të duhura. Në momentin që këto informacione konfirmohen do të kujdesemi që secili kriminel, përfshirë edhe Milan Radojqiqi të sillet para drejtësisë, pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromise”, tha Sveçla.

“Radojçiq, herët ose vonë do të bie në duart e Policisë së Kosovës e pastaj do të përcillet deri tek drejtësia për t’u ballafaquar me të gjitha veprat kriminale me të cilat ngarkohet”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinioni skandaloz në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve…