Sveçla: Kemi kapacitete për heqjen e barrikadave, por po presim reagimin e KFOR-it

22 dhjetor 2022 | 20:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet që t’i largojnë barrikadat.

Sveçla në një konferencë për media tha se mënyra më e mirë për largimin e tyre është që largimi i tyre të bëhet nga vetë ata që i kanë vendosur.

Kreu i MPB-së theksoi se presin që sa më parë të ketë veprime nga KFOR-i për heqjen e tyre.

“Mënyra më e mirë është largimi i tyre nga ata që i kanë vendosur, por më duhet të theksoj që ne kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largimin e këtyre barrikadave. Për shkak të situatës jemi në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe presim sa më parë të veprohet nga KFOR-i.

U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo mund të themi se është rënduar dhe po presim që sa më shpejtë ato të largohen e nëse kjo nuk ndodhë patjetër se ne kemi kapacitete të nevojshme për ta bërë vetë”, theksoi kreu i Ministrisë së Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës nëpërmjet një reagimi në…