Sveçla reagon pas kërcënimit të nënkryetares së Leposaviqit: Ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë

06 qershor 2023 | 12:57

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sveçla ka shkruar në “Facebook”  se tashmë, koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, ka shkruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Mentor Mazrekaj edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e…