Mazrekaj konfirmon largimin nga Laçi

06 qershor 2023 | 12:55

Futbollisti Mentor Mazrekaj edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Laçit.

Anësori i njohur ka falënderuar presidentin e klubit dhe ish-trajnerin Duro për mundësinë e dhënë që t’i rikthehet futbollit aktiv.

“Nëpërmjet këtij postimi që nga sot nuk jam me pjesë e KF Laçi. Falënderime te veçanta për presidentin Pashk Laska dhe prof. Shpëtim Duro që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv. Kanë qenë tri vite të mrekullueshme me rezultate historike si kampionatin shqiptare ashtu dhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë fazave. Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahen pavarësisht rezultateve”, ka shkruar Mazrekaj.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me…